Klubi i La Ligës është i interesuar të nënshkruajë kontratë me David De Gea

Real Betis është i interesuar për të nënshkruar kontratë me ish-portierin e Manchester United, David De Gea.

De Gea është aktualisht lojtar i lirë pasi në verë u largua nga United, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv

Thuhet se spanjolli refuzoi një ofertën e një klubi nga Arabia Saudite gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa tani është në rrugën e tij të kthimit në La Liga.