Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta, për të gjithë ata që duan të përjetojnë një përvojë unike.
Teksa në Shqipëri po shtohen artistët që japin koncerte, çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale.
Në datën 30 qershor do të zhvillohet koncerti i këngëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej, në kuadër të javë spanjolle të kulturës.
Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.
Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro (900/4).
