Dhuna në familje, mbetet dukuri e pashamngshme në Kosovë. E numri i këtyre rasteve, çdo ditë e më shumë është në rritje.
Gjatë ditës së djeshme, në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Ferizaj, pasi dyshohet se burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas deklaratës së viktimës, ajo tregon se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal, e që më pas i shoqi e ka goditur me grushte, ndërkaq si pasojë e dhunës, 37-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është përballur me denoncimin ndaj tij.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.
