Konjufca: Çlirimi i Kosovës nuk do arrihej pa miqtë tanë ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur se çlirimi i Kosovës është është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm, siç u shpreh ai, mes faktorit vendor dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

Ai u shpreh se Dita e Çlirimit të Kosovës koincidoi edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

“Çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshmës mes faktorit vendor dhe Bashkësisë Ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë, një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës, por ishte poashtu një sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e Çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha ai.

Konjufca u shpreh se kjo s’do të mund të arrihej pa miqtë tanë ndërkombëtar.