Konjufca dënon sulmin ndaj Sylës: Shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.

Ai ka thënë se sulmi ndaj Sylës është shkelje e rëndë e lirës së shtypit dhe e të drejtave të njeriut.

Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë!” – ka shkruar ndër të tjera Konjufca në Facebook.

Reagimi i tij:

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.

Ata kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm.

Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare.

Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë!

Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *