Kosova ngritet për 24 pozita në ranglistën botërore të tenisit

Ekipi i femrave në tenis pas suksesit në kampionatin botëror në tenist, “Bille Jean King Cup” kanë pasur ngritje të madhe në renditjen e përgjithshmë.

Kosova tani pozicionohet e 52-ta nga vendi 76 ku ishte vitin e kaluar, duke bërë kapërcim prej 24 pozitave njofton Drejt.info.

Kjo u arrit fal fitoreve ndaj Afrikës së Jugut dhe Irlandës, qe mbajtën Kosovën ne grupin II të zonës Europa/Afrika, duke lënë prapa vetës shtete ta forta në sportin e tenisit.

Kosovën në këtë garë e përfaqësuan Arlinda Rushiti,Vesa Gjinaj,Ardiana Lekaj, Aja Broqi dhe Forta Morina, teksa trajner ishte Osman Reçica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *