Kosovarit i vendoset flamuri serb para hyrjes së banesës në Mitrovicë të Veriut, e lajmëron policinë

Një kosovar në Mitrovicën e Veriut ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist para hyrjes së banesës së tij.

Bëhet e ditur se për ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Rasti është cilësuar si “Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”, njofton policia.