Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, mbajti fjalën në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili po zhvillon punimet në Tiranë. Ai tha se kryefjalë e agjendës së BE është zgjerimi, hap ky e ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë apo dhe sulmi në Gaza.
“Faleminderit që na keni ftuar, Këshilli Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm. Takim ynë ndodh në një moment si kyç, sepse sfidat e kontinentit tonë kanë bërë që zgjerimi, të jetë në krye të agjendës së BE. Kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Ne do jemi të angazhuar dhe do punojmë për një Europë të bashkuar, ne kërkojmë progres nga rajoni që të kemi gjëra dhe përfitime në të ardhmen. Evropa është një shembull që tregon se bashkimi mes kombeve funksionon dhe se pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Ky është thelbi i procesit të Berlinit”, tha ai.
Mes tjerash, Sanchez u shpreh se liderët duhet të punojnë që konflikti ne Gaza të mos përshkallëzohet, por të gjendet zgjidhja dhe paqja.
“Duhet të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës. E vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet konflikti, është njohja e dy shteteve, në mënyrë që ato të jetojnë në paqe me njëra tjetrën”, tha ai.
