Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë deklarimin e përvjetshëm të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Si pasuri të paluajtshme, kryeministri Kurti ka deklaruar një banesë me 67 metra katrorë që kap vlerën e 400 mijë eurove. Kjo banesë është në emër të bashkëshortes së tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga kursimet në bankë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka 10 mijë euro kursime në një bankë në Norvegji.
Sa i përket të hyrave vjetore, si Kryeministër i Kosovës, Kurti numëron 16,647.69 euro. Ai ka thënë se të hyrat nga pozita e tij si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka ndërprerë që nga momenti kur është bërë kryeministër. /Reporteri.net/.



