Kryetari i Pejës flet pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy persona si pasojë e vërshimeve

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, flet pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy persona si pasojë e vërshimeve.

Ai ka thënë se kjo që ka ndodhur është tragjedi dhe se kësi shiu, nuk mbahet mend që ka ndodh në 40-50 vitet e fundit.

Ka ra shi shumë kohë të gjatë, mbrëmë ka pas sasi të reshurave që nuk kanë ndodh për 40-50 vjet.

‘’Operatorët janë vonu me i kry punët e rrugës, por këto janë punë që rregullohen, por kjo që ka ndodhë  ka qenë tragjedi, jeta nuk kthehet e kjo ka ndodhur prej vërshimeve të mëdha, prej sasisë së madhe të ujit e jo prej asaj rrugës atje. Shiu ka ra vetëm një orë, dhe ka kriju probleme.’’tha ai, transmeton IndeksOnline.

Muhaxheri u nervozua kur u pyet se a do të marrin masa.

‘’Po qysh me marr masa bre’’ dhe shtyu mikrofonin.