Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës.
Deri tani, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Në Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet për problematikë emergjente.
•Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
•Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.
