Kuka mposhtet në ndeshjen për të bronztën në Grand Prix Austria

Ka përfunduar gara edhe për xhudisten Loriana Kuka në Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka u mposht nga xhudistja holandeze Hilde Jager, në përballjen që ishte e vlefshme për medaljen e bronztë.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri në finalen e repesazhit, Loriana Kuka regjistroi tre fitore dhe dy humbje.

Në raundin e parë, Kuka e mposhti xhudisten polake, Aleksandra Kowalewska, në raundin e dytë e mposhti sllovenene, Anka Pogacnik, kurse në raundin e tretë u mposht nga xhudistja hungareze, Szabina Gercsak.

Në fazën e repesazhit, në raundin e parë Kuka e mposhti suedezen Anna Bernholm, kurse në raundin final u mposht nga holandezja, Hilde Jager.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *