Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është takuar me homologen e tij të Estonisë, Kaja Kallas.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ata kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
“Tani në takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP)”.
“Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar Kurti.
