Kryeministri i vendit Albin Kurti në Formonin e Sigurisë Globsec 2023, ka folur rreth tensioneve të fundit që po zhvillohen në veri të Kosovës.
Po një gjë e tillë Kryeministri tha nuk ka ndodhur, pasi serbët kanë krijuar protestë të dhunshme para objekteve komunale.
Kurti tha se nëse këta kryetarë nuk shkojnë në objektet komunale, atëherë ku duhet të qëndrojë ata.
“Nuk më pëlqejnë ato marrëdhëniet bilaterale fqinjësore pa vlera evropiane, në aspirojmë që të hymë në BE”, ka thënë Kurti.
Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj.
“Kemi marrëveshje me Serbinë vetëm se duhet ta zbatojmë. Implementimi mungon sepse Beogradi nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha Kurti.
