Kurti për heqjen e vizave: Na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi Parlamenti Evropian votoi sot.

Kurti potencoi se heqja e vizave na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian, njofton Drejt.info.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, shkroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *