Kurti përserit kushtet për largimin e Njësisë Speciale para komunave veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet në veri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Kurti ka thënë se ndërtesat e komunave duhet të jenë për kryetarët e komunave.

Por, për shkak të grupeve kriminale dhe ekstremisteve të dhunshëm, ai ka thënë se kanë qenë të detyruar ta vendosin Njësinë Specialë që mbron kryetarin e Leposaviqit, i cili do tu shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim.

Më tutje, Kurti ka thënë se kryetarët në veri po konsolidojnë kabinetet e tyre,

“Nuk është e drejtë të insistohet nga kushdo qoftë që të kërkohet që të funksionohet sipas përkatësisë etnike. Nuk ka asnjë ndërtese publike e qeveritare apo kulturore ku mund të hyj vetëm një etni”, ka thënë ndër të tjera Kurti.