Kryeministri Albin Kurti tha se Njësia Speciale do të largohet nga veriu atëherë kur do të largohen bandat kriminale.
“Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathë ekstrem të cilët e adhurojnë Millosheviqin edhe Putinin”.
“Ata ose lë të shkojnë në Serbi ose duhet t’i qojmë në burg, mirëpo nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e republikës nga bandat e këtilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne do të mund ta zvogëlojmë pa dyshim numrin e policëve”, tha ai.
