Kurti tregon se në çka po këmbëngulë si kusht për zgjedhje të reja në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se protestat e dhunshme në veri janë organizuar nga Beogradi.

Ai ka thënë se në veri nuk duhet të ketë struktura ilegale dhe veprime kriminale, duke shtuar se vetëm me të tilla kushte mund të mbahen zgjedhjet e reja.

“Duhet të vendosim një shtet të së drejtës. Nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme demokratike pa ligjshmëri. Këtu kam ngulur këmbë. Nuk dua të kaloj nga një dështim në tjetrin. Lista Serbe iku nga institucionet sepse kanë llogaritur gabim. Menduan se sistemi ynë do të shembet në veri por nuk u shemb. 500 policë në veri i zëvendësuam me policë të tjerë”, tha Kurti.