Kush është doktori Armir Sejdiu, që po konkuron për asamble në Skenderaj?

Aktivitetin e tij në shërbim të popullit e ka ushtruar si doktor, përkatësisht urolog.

Por, Armir Sejdiu, doktori nga Drenica, qytetarët e tij po synon që t’i ndihmojë edhe në një fushë tjetër.

Ai është kandidat për asamble, nga PDK në Skenderaj dhe bartë numrin 2, nga lista e asamblistëve.

Armiri është i qartë në idetë dhe planet e tij zhvilluese për Skenderaj, përkrah kandidatit për kryetar të këtij qyteti nga PDK, Sami Lushtaku.