Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Vazhdojmë të forcojmë lidhjen mes vendeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë të forcojë lidhjen midis dy vendeve dhe me diasporën e cila luan një rol thelbësor.

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kamotshëm dhe një përkrahës i zellshëm i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë e cila luan një rol thelbësor”, ka shkruar Osmani.