Kush është Isak Neziri, kandidati që nuk u bë deputet por që po i mban premtimet e fushatës?

Numrin 99 e mbante në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

E gjatë fushatës së tij, kandidati Isak Neziri bëri premtime konkrete, duke prekur fushat e ndjeshme të shoqërisë, që kishin nevojë për dorën e dikujt.

Edhe pse nuk u zgjodh deputet, fjalët e tij nuk ishin boshe.

Ai realizoi premtimet e veta, duke bërë funksionale ato që i tha.

Premtoi laptopë për shkolla në Drenicë, Vushtrri dhe Mitrovicë, e jetësoi projektin e tij, pra, laptopët i dorëzoi në shkolla, si premtim i bërë dhe i finalizuar.

Po ashtu, Neziri premtoi dhe hapjen e një fonadcioni në emër të vogëlushit drenicas që u masakrua në luftë, “Leotrim Ahmeti”, fondacion ky për studentë e bursa që do nis nga shtatori.

Demantim News sjell edhe një storie rreth angazhimit politik të Isak Nezirit, madje, së shpejti do sjell edhe një reportazh në lidhje me angazhimin e tij në punësimin e studentëve shqiptarë në Gjermani.

https://www.instagram.com/reel/DN8px9ZDd6r/?igsh=cDBpaThsNnJuczV3