Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për shërbime sociale dhe familjare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar në lexim të parë projektligjin për shërbime sociale dhe familjare.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kuadër të reformës institucionale, ky projektligj parasheh një reformim rrënjësor në shërbimet sociale dhe familjare.