Ky është bossi kriminal i Malit të Zi i arrestuar në Gjilan, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtarë

Bosi i klanit kriminal të Malit të Zi, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi për vrasje dhe themelim të organizatës kriminale është arrestuar sot nga Policia Rajonale në Gjilan dhe bëhet fjalë për Sergjan Juriseviq, i cili e kishte ndërruar identitetin në Kosovë.

Jurisheviq, pas ndalimit për verifikim nga nga Policia e Kosovës kishte paraqitur një letërnjoftim të Kosovës me emërDragan Peic, i cili dyshohet se e kishte ndërruar identitetin në Mitrovicë.

Siç raporton Vijesti.me, Jurisheviq është pjesë e njërit prej grupeve më të mëdha kriminale në Mal të Zi, Klanit Kavaç, me seli në Kotor.

Pas arrestimit të tij, Policia ka njoftuar se të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *