Lajçak e Escobar i kërkojnë Listës Serbe pjesëmarrje në zgjedhjet e reja

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri.

Lajçak bëri të ditur se i ka thënë Listës Serbe se është e nevojshme që serbët në Veri të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas Lajçak, as një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.

”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *