Një lajmërim i rrejshëm është raportuar sot rreth orës 09:15 në Policinë e Kosovës nën dyshimet për bombë në objektin paralelë afër Komunës së veriut të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, një lajm ka ardhur në Polici, mirëpo siç u shpreh ai rezultoi të jetë i rrejshëm.
