LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë e shfaqin banerin “Kosova është Serbi”

Kosova sonte ndeshet me Rumaninë në “National Arena”.

Tashmë të dy kombëtaret kanë bërë zyrtare formacionet, ku ndryshimi te Kosova është Zhegrova i cili do ta nisë ndeshjen nga fillimi.

Tifozët rumunë e kanë shpalosur banerin “Kosova është Serbi”. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe nuk dihet nëse ndeshja do të rinis.