Limaj kritikon Kurtin: Nuk provohet shteti

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas tensioneve gjatë këtyre ditëve në veri të Mitrovicës.
Ai ka kritikuar Albin Kurtin në lidhje me situatën në të cilën e ka sjellur Kosovën, duke thënë se ai nuk është as këndej as andej, gjersa shton se shteti nuk duhet të provohet.
“Nuk provohet shteti o djem! Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej! Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *