Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një debati në Tëvë1, ka thënë se ka shumë serb të Kosovës të cilët nuk i mbështetin politikat e Vuçiqit, gjersa ka shtuar se në anën tjetër, një komunitet i pavarur nga Beogradi, me vetëdijen e tyre kanë filluar të shohin nga Prishtina, mirëpo, me veprimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës i ka detyruar të kthehen nga Vuçiqi.
“Është pas krijuar një komunitet serb i pavarur nga Beogradi, edhe ata pak serb që kanë filluar të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të shohin nga Prishtina me veprimet që ka bërë Qeveria e Kosovës i ka rikthyer, i ka homogjenizuar dhe i ka kthyer nga Vuçiqi. Ka plot serb të Kosovës që nuk e mbështetin politikat e Vuçiqit. Me këto veprime nuk i ke lënë shumë hapësirë, por i ke homogjenizu edhe pse ata nuk e dëshirojnë politiken zyrtare të Vuçiqit. Janë detyruar, nuk kanë parë përtej saj dhe sot më shumë se kurrë i ke unifikuar rreth gabimeve të Kosovës, ato targat, ai identiteti i kartelave, njësitë speciale, të gjitha këto kanë krijuar këtë situatë çfare jemi ne”, ka theksuar Limaj.
Tutje ai ka komentuar pjesën kur nuk ka pasur reagime të serbeve kur është bastisur veriu nga Njësia Speciale, dhe pse nuk janë çuar në këmbë kur ambasadori aktual i Serbisë në SHBA, Makro Gjuriq është tërhequr zvarrë?
“A di sa herë ka shkuar Njësia Speciale dhe ka bërë bastisje në veri të Kosovës para kësaj qeverie, pse nuk ka pasur reagim të serbëve, pa ndërprerë ka pasur. A ju kujtohet kur e kanë ngrehur zvarrë Gjuriqin, pse nuk u çun serbët? A ju kujtohet kur ka hyrë Njësia Speciale në Asamble, brutalisht ka thyer, dhunshëm ka hyrë në atë ndërtesë të këshilltarëve. Pse nuk patë telashe? Sepse, kur ju i harxhoni krejt mekanizmat që duhet t’i shpenzoni deri në fund nuk mbetet zgjidhje tjetër, përdoren edhe këto. Përderisa ju nuk i harxhoni këto dhe bëni veprime të tilla tani ka reagime”, shtoi tutje ai.
Ndër të tjera, ky debat po zhvillohet mes Fatmir Limaj, Kryetar – Nisma Socialdemokrate, Dritëro Arifi Profesor Universitar dhe Arben Fetoshi, Profesor Universitar.
Ndërkaq, tema mbi të cilën po flitet është: “Opozitarizmi jashtë parlamentar i Nismës ”, Cilat do të jenë veprimet e Nismës ? Si e sheh Nisma qeverisjen aktuale të Kurtit si dhe A janë pro verifikimit të listave të veteranëve të paralajmëruar nga Qeveria Kurti.
