Lirohet dhe më pas arrestohet sërish i dyshuari për sulmin seksual ndaj 80-vjeçares në Vushtrri

Bujar Bajramit, i njohur edhe si Bugja, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua të moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Fillimisht, Bajramit i ishte caktuar masa e ndalimit policor, por burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ai është liruar gjatë ditës së djeshme dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

E pas kësaj, më vonë 42-vjeçari është ftuar sërish që të intervistohet dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai prapë të dërgohet në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *