Lista Serbe dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri, paralajmërojnë padi për Krasniqin dhe gazetarin Salihu

Ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Sllavko Simiq, së bashku me avokatin e tyre kanë bërë padi të përbashkët për zhvillimet në Leposaviq më 16 qershor, me ç’rast disa gazetarë kanë mbetur të lënduar.

Dyshja e Listës Serbe po pretendon se gazetari, Pleurat Salihi, të cilit i është thyer krahu nga protestuesit e dhunshëm serb, ka publikuar në Facebook dhe në media dëshmi, siç thotë Todiq e Simiq prova të rrejshme për ngjarjet e zhvilluara më 16 qershor.

Poashtu ata kanë akuzuar edhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për akuza të rrema dhe të pabaza duke etiketuar ata si udhëheqës të grupeve kriminale.