Lista Serbe denoncon Kurtin edhe pasi dera e një kishe u dogj pak në Prizren

Në ditën e dytë të Pashkëve është djegur pak në pjesën e portës Kisha e Shën Panteleimon në Prizren.

Lista Serbe kanë bërë një komunikatë lidhur me këtë rast. Ata pretendojnë se kjo ndodhi si rezultat i retorikës nxitëse të Albin Kurtit.

Një mjet shpërthyes është hedhur në këtë kishë, ku për fat të mirë dhe falë një kalimtari të rastit që reagoi pasi e pa, nuk u shkatërrua plotësisht ky vend.

“Në ditën e dytë të Pashkëve si pasojë e retorikës ndezëse të regjimit të Albin Kurtit, një mjet shpërthyes është hedhur në kishën e Shën Panteleimonit në Prizren e cila për fat dhe falë një kalimtari të rastësishëm që ka reaguar nuk e ka shkatërruar plotësisht këtë vend të shenjtë,”- shprehen Lista Serbe në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Lista Serbe në shpalljen e tyre pretendojnë se objektet fetare të popullit serb po shkatërrohen nga shqiptarët.

“Në shekullin 21, në territorin që liderët e Kosovës e reklamojnë si bastion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, objektet fetare të popullit serb po shkatërrohen para syve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë’’– thonë Lista Serbe.

Ata thonë se kjo është një dëshmi se prona e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të mbrohet ne nivel ndërkombëtar.

‘’Kjo është një tjetër dëshmi e intolerancës me të cilën përballen populli serb, ppor gjithashtu një dëshmi për nevojën se pozita dhe prona e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të mbrohet me garanci të forta në nivel ndërkombëtar’’- thonë tutje lista serbe.

Ata i bëjnë thirrje EULEX-it dhe KFOR-it që ti mbrojnë serbët dhe vendet e shenjta të tyre. Gjithashtu pretendojnë se institucionet e Kosovës po nxisin urrejtje ndaj serbëve, dhe sipas tyre ky rast dëshmon institucionet e Kosovës nuk janë gati ti mbrojnë ata.

“Ne i bëjmë thirrje institucioneve kompetente ndërkombëtare, kryesisht KFOR-it dhe EULEX-it, ti mbrojnë serbët dhe vendet e shenjta të serbëve, sepse nxitja e urrejtjes ndaj çdo gjëje serbe është bërë pjesë e deklaratave të përditshme të drejtuesve të institucioneve të Kosovës, gjë që dëshmon se ata nuk janë gati ti mbronjë njerëzit tanë dhe vendet tona të shenjta’’- shprehen si fund Lista Serbe në shpalljen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *