Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot, kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, të cilit i ka ofruar përkrahje në rast të bartjes së disa përgjegjësive, në kuadër të ligjit.
“E sigurova z. Peci se do të ofrojmë përkrahje të plotë në rast të bartjes së përgjegjësive të cilat do të miratohen në Kuvendin e Zveçanit dhe miratimin e Kuvendit të Drenasit, për disa fusha, me qëllim të lehtësimit të punës së ekzekutivit të Zveçanit”, ka shkruar Lladrovci.
