Lushtaku: Hedhja me ujë ndaj pozitës ishtë forma e duhur e përgjigjes ndaj përgjimit të Kusari-Lilës

Sot “N’kolon me Shoqen” i ftuar i radhës ishte deputeti Mergim Lushtaku. Lushtaku tregon se zgjedhjën që e ka bërë për të hedhur ujë ndaj pozitë ishtë forma e duhur për t’iu përgjigjur përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, shkruan Drejt.info.

“Unë besoj që forma është shumë e duhur sigurisht që janë edhe mjetet tjera demokratike që duhet t’i bejmë në Kuvend dhe sigurisht nuk do të ndalem se kemi pasur goditje apo kemi pasur përleshje se demokracia nuk ndalet vetëm se qeveria tregon dhunë dhe tregohet arbitrare. Nëse ne ndalemi atëherë ka me u ndal edhe fjala e lirë e demokracisë dhe opozita është atu për të prezantuar mendimin ndryshe në Kuvendin e Kosovës dhe ai mendim ndryshe duhet të respektohet edhe nga shumica”, shprehet Lushtaku.

Tutje Lushtaku kujton kohën kur Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë ka pasur reagime të dhushmë madje që mund ti quajmë edhe akte terroriste.

“Ne e thamë edhe më herët që kemi parë Vetëvendosjen kur ka qenë në opozitë të dhunshëm, nuk përmendet uji por përmendet gazi lotsjellës, hedhja e mjetëve të rrezikshme deri të milotovi që është një akt tërrorrist që vetëm një organizatë terroristë mund ta bëjë. Por sidoqoftë tashmë ajo e ka ndërruar vetëm vendin dhe tash nga qeveria po mundohet të bëjë dhunë dhe këtë dhunë po e shohim edhe ndaj qytetarëve në menyrë indirekte duke i shkelur çdo të drejtë ligjore dhe garantuar me kushtetutë dhe ligj”, tha Lushtaku./Drejt.info/

https://www.facebook.com/100040901844508/videos/2475697152598770