Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Mergim Lushtaku në ditën e çlirimit të Skenderajt ka përkujtuar thënie të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Ditë më të mira po na presin, siç thoshte Presidenti Thaçi, Dielli do të lind përsëri!”, shkroi Lushtaku.
Paraprakisht në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, uroi qytetin e tij për këtë ditë të cilën ai thotë se e perjetojmë fal kontributit të deshmoreve, shkruan Drejt.info.
“Urime dita e çlirimit të Skënderajt!
Liria është koncept shumëdimensional, e që ngërthen në vete shumë kuptime.
Megjithatë, është shumë e thjeshtë ta kuptosh vlerën e lirisë, veçanërisht kur viziton memorialet dhe vendet ku prehen dëshmorët e martirët, ata të cilët dhanë jetën, që ne sot ta gëzojmë lirinë.Sot, 24 vite më parë lindi dielli, lindi liria e shpresa për jetë në Skënderaj.
Që nga ajo ditë vendlindja ime u zhvillua e shënoi progres të jashtëzakonshëm, sepse ata që ishin në gjendje ta japin jetën, padyshim që punuan, u angazhuan dhe bën më të mirën për Skënderajn e gjithë Kosovën.”, u shpreh Lushtaku.
Kujtojmë se dita e çlirimit të Skenderajt u shenua me një serë aktivitetësh duke fillusr me homazhe institucionale deri tek koncerti i mbajtur për këtë ditë/DREJTINFO
