Lutfi Haziri kritikon Kurtin në lidhje me qeverisjen e tij

Hazri në Facebook ka shkruar se se si Kurti nuk din për disa çështje të rëndësishme për vendin, siç është betimi i kryetarëve të rinj në veri dhe tema tjera, por e di se cili prokuror, gjykatës, polic e mjek i pëlqen atij, Konjufcës dhe Osmanit.

“Për të tjerët s’ka gajle. Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

“Kurti nuk tregon kur betohen kryetarët e rinj të komunave veriore,  kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe e kur zbaton vendimin me kërkesen e tij për hapjen e urës per veriun e Mitrovicës. Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë. Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhdu shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij. Veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pelqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes. Për të tjerët s’ka gajle. Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë”. ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *