Anomalitë që gjetën në prodhimin e ujit doli t’i tregojë në një konferencë.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja i LVV-së, të mërkurën shpalosi të dhëna që sipas tij disa kompani ujësjellësi, viteve të fundit kanë raportuar ujë më pak sesa që kanë shpenzuar.
Fjala është për ujësjellësin e Prizrenit, Pejës e Gjakovës që raportuan ujë më pak sesa që harxhuan. Dyshimet u rritën, sipas Mujës, kur ato nuk pranonin të vendoseshin ujëmatësit nëpër burime uji.
Deputeti i Vetëvendosjes pretendon se kjo fshehje e raportimit të ujit, që u bë qëllimshëm e për interesa të dikujt, ndikoi negativisht edhe në buxhetin shtetëror në rreth 6 milionë euro.
Për krejt këto gjetje u paralajmërua se do të dorëzohen në prokurori javën e ardhshme.
