Madhi: Veliaj fitues! Përballë tij qëndron shëmbëlltyra e Berishës! Ja kush janë prioritetet tona

Shqiptarët më datë 14 maj pritet që t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet vendore në 62 bashki të vendit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën Drejt.info, anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Glindxhet Madhi na tregon planet për mandatin e tretë të kandidatit Erion Veliaj, po ashtu na ka zbuluar projektet që do të sjellin zhvillimin urban dhe jo vetëm, në Tiranë.

I pyetur mbi aferën e Inceneratorëve ku kryebashkiaku aktual Veliaj është akuzuar si i implikuar dhe si personi përgjegjës, Madhi tha se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, por ka shtuar më tej se ne rast se ka parregullsi të flasë drejtësia.

Drejt.info: Zoti Madhi, Shqipëria është në mesin e fushatës për zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14-maj, cili është projeksioni që kandidati Erion Veliaj ka për një mandate të tretë në krye të bashkisë Tiranë?

Glindxhet Madhi: Fushata është ne mesin e saj po sondazhet e mbi te gjitha takimet me qytetaret tregojnë një mbështetje me diference ndaj kandidateve te tjerë. Kjo e pritshme për shkak se ne Tirane është bere “fushate” këto 8 vite duke bere çdo dite pune dhe duke realizuar projekte qe përmirësojnë jetën e qytetareve. Prandaj ne ne takimet me qytetaret vec se po sjellim ne kujtese investimet e bëra por gjithashtu dhe tregojmë ambicien me projekte konkrete qe do bëhen ne mandatin e ardhshëm e do t’i sjellin qytetit me shume zhvillim ekonomik, punësime e turizëm.

Drejt.info: Ju si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, po ashtu edhe si pjesë e Komisionit të Rinisë në Këshill, mund të na thoni se sa të infomuar janë të rinjtë mbi qeverisjen vendore?

Glinxhet Madhi:G jatë këtij mandati si anëtar i këshillit bashkiak kam kuptuar qe përgjegjësia kryesore se pse te rinjtë mbase janë me indiferent ose nuk e njohin politiken nga afër është e vete politikaneve. Prandaj gjate mandatit te pare si këshilltar, bashke me te rinj te tjerë pjese e këshillit punuam fort qe informacioni mi projektvendimet e marra apo edhe takimet me organizuara me te rinjtë, te bëhen sa me shume publike ne mënyrë qe te ketë pjesëmarrje. Dhe mendoj se rezultati ka qene fantastik duke pare përgjigjën e te rinjve për te qene pjese ne këto diskutime apo tryeza. Prandaj duhet pune e vazhdueshme ne mënyrë qe pjesëmarrja e te rinjve ne procese politike te vije natyrshëm.

Drejt.info: Të rinjtë si pjesë e politikave vendore, sa pjesëmarrës janë ata?

Glinxhet Madhi: Në mandatin qe po mbyllet, ne Këshillin Bashkiak te Tiranës ishim 30% te rinj nen moshën 30 vjeç, ndërsa lista e propozuar nga PS këto zgjedhje për Tiranën ka me shume se 40% te listët te rinj nga forumi rinor, shoqëria civile etj.

Ky është tregues i qarte i thënies se rinia është e tashmja jo thjesht e ardhmja. Ne Tirane të rinjtë janë aktiv, mbase jo te gjithë me politike po e sigurte me jete sociale, sportive, komunitare qe ne thelb bashkohet diku me dministr. Për terrenet sportive duhet vendim politik, për qendra teknologjie, biblioteka, hapësira rinore, grante për start up-e duhen vendime politike. Dhe sic e shpjegova me sipër te rinjtë po e kuptojnë rëndësinë dhe fuqinë e pjesëmarrjes se tyre.

Drejt.info: Ndikimi i aktorëve politik në administratën shtetërore, të themi çka është e vërteta, tashmë është vërtetuar me fakte që në kohë fushate, punonjësit e administratës detyrohen që të votojnë partinë që është në pushtet, cfarë mund të na thoni ju vetë për këtë çështje?

Glindxhet Madhi: Nuk e di te jete vërtetuar me fakte, nëse po ju lutem bëjini publike. Askush nuk duhet te ketë presion për votën, aq me pak punonjësit e administratës. Ndaj nese keni raste, ju si media duhet ti denonconi. Nuk flas për ata punonjës qe angazhohem me dëshire ne forca politike, qofte te majta apo  djathta. Pas orarit zyrtar çdo kush ka te drejtën e shprehjes me aktivitet politik.

Drejt.info: Krye bashkiaku aktual Erion Veliaj është akuzuar si i implikuar në aferën më të madhe korruptive të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, në atë të inceneratorëve, ku ekziston edhe një shkresë e datës 27/03/2017, me numër protokolli  9275, ku Zoti Veliaj ka dhënë miratimin me firmën e tij për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës me vlerë 128 milionë euro?

Glindxhet Madhi: Si anëtar i Këshillit Bashkiak te Tiranës, interesi im kryesor është qe qyteti te jete me i pastër, plehrat te mblidhen 3 here ne dite neper lagje. Dhe te shohësh sot qytetin me c’ka qene nuk besoj se ka nevoje për koment. Me ane te asaj shkrese qe ju përmendni është dhënë pëlqimi për te ndryshuar situatën qe kishte Tirana. Pra nga një qytet i mbytur me plehra në atë qe sot është.

Prandaj është mire qe informacioni te jete i sakte. Unë nuk jam pjese e sistemit te drejtësisë, ne rast se ka parregullsi te flas drejtësia. Por një gjë e di te sigurte qe Kryetari i Bashkisë dhe ky Këshilli Bashkiak kane bere me te mirën për ta nxjerre qytetin nga situata qe e gjetëm. Sot na komplimentojnë turistet qe vijnë dhe kemi vlerësime nga qytetaret se situata është shume here me mire.

Drejt.info: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, është motoja e fushatës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vendoret e 2023, si po ecën kjo fushatë, përballë kandidatit tjetër të opozitës Belind Këllici?

Glindxhet Madhi: Slogani ne fakt përfaqëson as me shume e as me pak situatën e këtyre zgjedhjeve. Kemi një force politike përballë e cila është e përbëra nga disa copëza te se kaluarës. Partia përballë ka si drejtues një ish kryeministër dhe ish president qe kane qene ne pushtet mjaftueshëm për ti bere me te keqen këtij vendi. Ndërsa kandidati i tyre është thjesht reflektues i po te njëjtave vlera por ne një kostum te ri.

Drejt.info: Ju dhe si drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist në Tiranë, si jeni strukturuar me të rinjtë e forumit në njësitë përkatëse për 14-majin, kanë të rinjtë frymën e bashkëpunimit, aktivizimit politik?

Glindxhet Madhi: Të rinjtë forumit po përfaqësohen kësaj here me shume aktiviste te strukturës për ne Këshillin Bashkiak, kjo sjell sigurisht me shume energji dhe mobilizim për te nxjerre rezultatet e duhura. Forumi është i angazhuar ne te gjitha njësitë e Tiranës dhe po organizohet per nje rezultat fantastik rinor për datën 14 Maj.

Drejt.info: Cili është programi që Zoti Erion Veliaj ka për Tiranën e 4 viteve të ardhshme?

Glindxhet Madhi: Dua te ndalem vetëm tek disa prej projekteve te mëdha qe do transformojnë qytetin për tematiken qe mbartin.

Se pari Piramida është drejt përfundimit, por duhet mandati i dyte për ta vene ne jete qendrën me te madhe teknologjike ne Ballkan.

Përfundimi njëherë e përgjithmonë i Kampusit Universitar dedikuar vetëm studenteve.

Shtimi i numrit te Kredive te Buta për te rinjtë e qytetit.

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar

Pallati i ri i sportit “Asllan Rusi”

Kthimi publikut për Kopshtin Botanik

Ndërtimi i Stadiumit te ri Selman Stermasi

Ndërtimi i një muzeu te Artit Modern ne qytet

Ndërtimi i Zonës se lire se Zhvillimit Ekonomik Etj./Drejt.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *