Shtetasi nga Mali i Zi, Rizo Lukoviq ka shprehur dëshirën që t’i dhurojë 500 euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Lukoviq që jeton dhe punon në Finlandë ka treguar për Klankosova.tv se mjetet e premtuara për ushtrinë e Kosovës do t’i dhurojë gjatë vizitës së tij të ardhshme në Kosovë ose edhe përmes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
“Unë dua ta ndihmoj Kosovën me një shumë prej 500 euro për ushtrinë e Kosovës. Për të gjitha çka nevoitet, ushqim, armatim, veshmabathje etj”, tha ai në një prononcim
