Manastiri i Deçanit sivjet nuk është futur në listën e shtatë monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.
Në listën e sivjetme, figurojnë varrezat përkujtimore partizane në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës, peizazhi kulturor i Sveti Stefan në Mal të zi, mullinjtë me ujë të Bistricës në Petrovac i Mllavës në Serbi, por jo edhe Manastiri i Deçanit që ndodhet në Kosovë.
Programi “7 më të rrezikuarat” është një fushatë e shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Evropës.
Përmes këtij programi rritet ndërgjegjësimi, bëhen vlerësime të pavarura teknike, propozohen rekomandime për veprim dhe kërkohet mbështetje për të shpëtuar monumentet e rrezikuara.
