Manchester City me sulm dhe me mbrojtjen më të mirë në Ligën e Kampionëve

Manchester City është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në çerekfinale e eleminoi nga gara skuadrën e Bayern Munich, me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Tash në gjysmëfinale “Qytetarët” për kundërshtarë e kanë ekipin e Real Madridit që zhvillohet me 9 maj.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është ekipi me statistikat më të mira këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Asnjë ekip nuk ka shënuar më shumë gola në Champions këtë edicion sesa Manchester City, gjithsej 26, kurse është klubi që ka pranuan më së paku gola, vetëm 4.

Në anën tjetër, Real Madridi sa i përket sulmi ka të realizuar vetëm një gol më pak, ndërsa ka të pranuara 4 gola më shumë se Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *