23:00 – Manchester City shkon në gjysmëfinale të Championist
Skuadra angleze Manchester City ka arritur që ta sigurojë vendin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e sotme ndërmjet Manchester City dhe Bayern Munchen përfundoi me rezultat 1:1, mirëpo në ndeshjen paraprake klubi anglez kishte fituar me rezultat 3:0, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City do të përballet me klubin spanjoll Real Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
22:50 – Bayern Munchen barazon rezultatin me Manchester Cityn
Skuadra gjermane Bayern Munchen e ka barazuar rezultatin me skuadrën angleze Manchester City.
Ishte mesfushori Joshua Walter Kimmich ai i cili nga pika e bardhë arriti ta barazojë rezultatin, njofton Klan Kosova.
Ndërsa golin e parë të takimit e realizoi sulmuesi Erling Haaland në minutën e 57-të.
Kujtojmë se ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
22:22 – Haaland shënon, Bayern Munchen – Manchester City 0:1
Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet skuadrës gjermane Bayern Munchen dhe asaj angleze Manchester City.
Ishte sulmuesi Erling Haaland ai që arriti ta tund portën e bavarezëve në minutën e 57-të, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
22:07 – Nis pjesa e dytë e takimit, Bayern Munchen – Manchester City 0:0
Ka filluar pjesa e dytë e takimit ndërmjet skuadrës gjermane Bayern Munchen dhe asaj angleze Manchester City.
Megjithëse pati disa raste për të shënuar gjatë pjesës së parë, rezultati i ndeshjes vazhdon të mbetet 0:0, njofton Klan Kosova.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
21:51 – Bayern Munchen – Manchester City, përfundon pa gola pjesa e parë e takimit
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet skuadrës gjermane Bayern Munchen dhe asaj angleze Manchester City.
Megjithëse pati disa raste për të shënuar nga të dyja klubet, rezultati i ndeshjes vazhdon të mbetet 0:0, njofton Klan Kosova.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
21:40 – Haaland e huq penaltinë, Bayern Munchen – Manchester City 0:0
Sulmuesi Erling Haaland nuk ka arritur që të shënojë gol nga pika e bardhë.
Andaj rezultati i ndeshjes Bayern Munchen – Manchester City vazhdon të mbetet 0:0, transmeton Klan Kosova.
Në minutën e 16-të, futbollisti Lorey Sane e pati një shans ideal për t’i shënuar gol Manchester Cityt, mirëpo ai nuk arriti që ta fus topin në portë, njofton Klan Kosova.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
21:35 – Gjysmë ore lojë, Bayern Munchen – Manchester City 0:0
Kanë kaluar 30 minuta lojë, rezultati i ndeshjes Bayern Munchen – Manchester City vazhdon të mbetet 0:0.
Në minutën e 16-të, futbollisti Lorey Sane e pati një shans ideal për t’i shënuar gol Manchester Cityt, mirëpo ai nuk arriti që ta fus topin në portë, njofton Klan Kosova.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
21:23 – Mbi 20 minuta lojë, pa gola ndeshja Bayern Munchen – Manchester City
Kanë kaluar 20 minuta lojë, rezultati i ndeshjes Bayern Munchen – Manchester City vazhdon të mbetet 0:0.
Në minutën e 16-të, futbollisti Lorey Sane e pati një shans ideal për t’i shënuar gol Manchester Cityt, mirëpo ai nuk arriti që ta fus topin në portë, njofton Klan Kosova.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
21:05 – Nis ndeshja e kthimit Bayern Munchen – Manchester City
Ka filluar ndeshja e kthimit ndërmjet skuadrës gjermane Bayern Munchen dhe asaj angleze Manchester City.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Klan Kosova.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” që ndodhet në Mynih të Gjermanisë.
20:20 – Këto janë formacionet për ndeshjen Bayern Munchen – Manchester City
Janë publikuar formacionet për ndeshjen që do të zhvillohet sot ndërmjet skuadrës gjermane Bayern Munchen dhe asaj angleze Manchester City.
Ndeshjen e parë klubi anglez e ka fituar me rezultat 3:0. Andaj, bavarezëve do t’u duhet ta bëjnë të pamundurën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Klan Kosova.
Këto janë formacionet zyrtare:
Bayern Munchen: Sommer, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Goretzka, Sane, Coman, Choupo-Moting, Cancelo, Musiala
Manchester City: Stones, Akanji, Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Bernardo, Grealish, Haaland
