Masa ndaj Serbisë? Stano: Nuk lëshohem në detaje se çfarë është bërë e është përgatitur

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur lidhur me masat e mundshme ndaj Serbisë pas agresionit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Duhet hetim i plotë, duhet rezultat i plotë dhe sapo të dalë rezultati, BE do ta shohë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë dhe më pastaj BE do të ndërmarrë hapa të tjerë”, është shprehur ai në konferencë, njofton KlanKosova.tv.

“Është punë vendimi dhe rezultati, jo procedurash. Nuk do të lëshohem në detaje, të përshkruajë se çfarë është bërë e çfarë është përgatitur. BE ka qenë e qartë se nëse nuk ka shtensionim, apo ka më tepër eskalim, BE është e gatshme që të vendosë masa”.

Duke folur se si masat janë të aplikueshme për të dyja vendet ka theksuar se ajo janë gjithashtu fleksibile: “Mund të hiqen, reduktohen, apo te prezantohen të rejat, sipas nevojës”.