Juan Mata nëpërmjet rrjeteve sociala ka bërë të ditur së karrierën do ta vazhdojë në Japoni tek Vissel Kobe, transmeton klankosova.tv
Kjo është aventura e parë jashtë futbollit evropian për 35 vjeçarin, të cilit i përfundoi kontrata me Galatasaray më 1 korrik të këtij viti.
Mata krahas gjigantit turk, në karrierën e tij ishte pjesë edhe e Castilla, Valencia, Chelsea dhe Manchester United.
