Familja Hadid po marrin kërcënime me vdekje për shkak se mbështetën Palestinën.

Burimet thonë se çdo anëtar i familjes Hadid duke përfshirë këtu Gigi, Bella, Anwar dhe madje prindërit e tyre, Mohamend dhe Yolanda, kanë marrë mesazhe me të cilat po kanë frikë për jetën e tyre.
TMZ-së i është thënë se këto kërcënime me vdekje vijnë përmes mediumeve, duke përfshirë emailet, mediat sociale madje edhe telefonat e tyre celularë.
Thuhet se numrat e telefonit të disa anëtarëve të familjes Hadid janë zbuluar gjatë javës së kaluar. Ata kanë hasur në persona që kanë trazuar ndjenjat e tyre, duke përfshirë këtu edhe përshkrimet se si do t’i ekzekutonin Hadidët.
Familja është detyruar t’i ndërrojnë numrat për të shmangur kërcënimet e vazhdueshme. Madje siç raporton TMZ, thonë se Mohamet po mendon të shkojë në FBI.

