Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është përplasur me deputeten Time Kadrijaj, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme.
Kadrijaj akuzoi ministren lidhur me emërimin e ambasadorëve teksa u ndal specifikisht tek ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ishte përfolur për një aferë financiare.
“As 30 përqind e ambasadorëve nuk janë të emëruar si ambasadorë politikë. Ka qenë krejt ndryshe në kohën kur ju keni mbajtur pushtetin. Për ambasadorin Martin Berisha, ju që më së shumti bërtisni e dini shumë mirë se çfarë padrejtësie i është bërë, dhe sa shumë gënjeni kur pretendoni se nuk e dini që asnjëra nga akuzat nuk qëndron”, deklaroi Gërvalla-Schwarz.
Mes tjerash, kryediplomatja tha se është kurreshtare t’i shoh të gjithë këta që po akuzojnë Berishajn, sipas saj me gënjeshtra.
“Por, jam kureshtare të shoh a do skuqeni ju që keni bërë kësi fushata kundër një personi. Asnjë prej akuzave që ju bëni nuk qëndroni”, u tha ajo anëtarëve të komisionit.
