Mediat serbe, janë duke manipuluar me filmin kosovarë me anë të një video e cila është postuar nga Vesad Mjeku, në rrjetin social, “Tiktok”. Ky i fundit pretendon se filmi është edhe një paralajmërim se Kosova po përgadit luftë kundër Serbisë duke e lidhur këtë me situatën e fundit në Kosovë atë të veriut.
Kjo sekuencë është e filmit “Dasma e Maleve”, e cila është duke u gjiruar në Kosovë me skenar dhe regji të artistit Ganimet Bytyqi, i njohur për publikun si Lalushi.
Nga ata është kërkuar që mos të bien pre e provokimeve të serbëve.
Ndër të tjera, filmi është duke u gjiruar në terë teritorin e Kosoves.
Theksojmë se në këtë film i cili i takon metrazhit të gjatë, luajnë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria, andaj portalet serbe janë duke manipuluar tej mase.
Shikojeni videon:
