Megi publikon këngë të re, “Sa here’’ tanimë pjesë e pandashme për publikun

Mërgim Jusufi, këngëtari shqiptar i njohur me nofkën ‘’Megi’’, ka sjellur projektin e fundit për ata që pëlqejnë muzikën e tij.

Kënga e shkruar nga vetë autori quhet “Sa here’’.

Teksti i kësaj kënge flet për dashurinë e humbur, ikjen e një personi të dashur për autorin dhe mosmirënjohjen e mirësive të tij ndaj saj.

Deri më tani Megi na ka lënë enigmë faktin se kuptimi i këngës a lidhet me jetën personale të tij.

Kjo është kënga e dytë e autorit. Tre vite më parë ai ishte pjesë e një bashkëpunimi me “Xhean”.