Dërgesat e mjeteve financiare nga mërgimtarët janë regjistruar prej 754 milionë euro, për shtatë muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës për periudhën e njëjtë është rritur për 12 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton KlanKosova.tv.
“Vetëm në muajin korrik dërgesat janë 118.8 milionë”, thuhet në raport.
“Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.
Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro.
