Milenkoviq akuzohet për tri vepra penale, ndër to edhe për terrorizëm, konfirmon avokati i tij

Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan,  i cili u arrestua dje në veri të Kosovës është ndaluar për 48 orë, ndërkaq mbi të rëndojnë tri vepra penale, ndër to edhe ajo për terrorizëm.

Për Klan Kosovën e ka konfirmuar avokati i Milun Milenkoviq, Nebojsha Vlajiq.