Milosavljeviç: Lironi serbët, policia Kosovës të largohet nga veriu

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sergjan Milosavljeviç u ka bërë thirrje serbëve të protestojnë në mënyrë paqësore.

Gjatë tubimit të sotëm, ai përsëriti kërkesat për lirimin e serbëve të arrestuar gjatë incidenteve të fundit në Zveçan.

Ai kërkoi përsëri tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu i Kosovës dhe mos lejimi i hyrjes së kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat komunale.

“Kemi informacione se avokatët e tyre janë në terren dhe presim reagime nëse do të lirohen. Ne jemi të njohur si një komb paqësor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *